Rama: Dështoi BE, jo Shqipëria ..."

Dështuan ata, dhe jo ne. Kështu e ka konsideruar Kryeministri Rama vendimin e ministrave të Unionit për të shtyrë çeljen e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në Formumin Ekonomik në Shkup, kreu i Qeverisë shqiptare tha se e priste një vendim të tillë, por tha se ky episod nuk ndikon aspak në vendosmërinë e dy vendeve për të ecur përpara. Rama e konsideroi të papranueshëm faktin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po mbahen peng.

“Nuk është hera e parë që dështojnë në mosdhënies e mundësisë për Konferencën e Parë. Është pak a shumë si një çështje martese, ku gjithçka e ke bërë në rregull, dhe në fund nusja nuk paraqitet. Ne do vazhdojmë të ecim përpara, të bëjmë punën tonë. Ne ishim gati edhe më parë. Fakti që disa vende më parë deklaronin që Shqipëria nuk është gati, kjo nuk do të thotë që Shqipëria nuk ishte gati vërtet, por kjo lidhet me çështjet e brendshme. Pra, nuk ishim gati, kur Holanda kishte çështjen e zgjedhjeve”

Lidhur me çështjen e kufirit detar me Greqinë, që pritet të shqyrtohet në arbitrazh, Rama shprehu vlerësime për Qeverinë e re të Athinës duke shtuar se dy vendet janë të interesuara për të gjetur zgjidhje.

“Sa i përket përcaktimit të kufijve detarë ne kemi vendosur të shkojmë në Gjykatën ndërkombëtare dhe jam shumë i lumtur që Greqia pranoi këtë kërkesë time. Ne jemi popull ballkanik dhe udhëhiqemi nga ndjenjat , prandaj kemi nevojë për një vëzhgues ndërkombëtar”.

I pyetur nga gazetarja greke Aleksia Tasuli, mbi raportet e mira të pretenduara të kryeministrit mes Greqisë dhe Turqisë, Rama tha se kjo mardhënie duhet të jetë e tillë edhe mes dy vendeve.

“Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët, për ne është shumë e qartë jetojmë në mes të trekëndëshsit dhe njerëzit, historia na bëjnë partnerë strategjik”.

Rama foli edhe për ligjin e luftës me Greqinë, për të cilin tha se ky është një fakt absurd.

EMISIONET