Rama para samitit: Bullgaria ka marrë peng dy vende të NATO-s e BE si "yjet që rrijnë e vështrojnë"

A i shton rënia e qeverisë bullgare shpresat për Shqipërinë sot?

Në prag të samitit në Bruksel, kryeministri Edi Rama shprehet pesimist se do të ketë dritë jeshile nga Bullgaria për të hequr veton nga Maqedonia e Veriut por që mban peng dhe Shqipërinë.

Rama kritikon dhe vendet e BE-së pse nuk reagojnë lidhur me atë që kryeministri thotë "është pengmarrje e dy vendeve të NATO-s nga një vend i NATO-s"  

Edi Rama: Përkundër optimizmit të ngutur të disave, nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por nëse do të zgjidhet do të jetë motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufte të nxehtë në kufi të Europës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që rrinë e shohin si "yjet që rrijnë e vështrojnë" 

Çfarë po ndodh në Bruksel?
Në selinë e Bashkimit Evropian (BE), ka nisur Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane po diskutojnë me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës.

Më vonë gjatë ditës, zhvillohet edhe takimi i Këshillit Evropian.

Pasi pritet që Ukrainës dhe Moldavisë në samitin e BE-së t’u ndahet statusi i kandidatit, disa liderë kanë bërë thirrje që të mos harrohen vendet e Ballkanit Perëndimorë, të cilat edhe pse janë në faza të ndryshme të integrimit në BE, janë duke ngecur për vite.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë peng i vetos Bullgare.

Në të dyja këto takime pritet të diskutohet për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, për idenë e krijimit të një Bashkësie Politike Evropiane, ndërsa disa liderë kanë paralajmëruar se do ta përmendin në diskutime edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

EMISIONET