Rama sulmon sërish Dritan Lelin e Vlorës: Kryebashkiak që fle gjumë
Kryetari i bashkisë së Vlorës sërish ka qenë sërish në qendër të kritikave dhe sulmit të kryeministrit Rama
Në mbledhjen e bërë me kryetarët e bashkive Rama e evidentoi si kryetari që fle gjumë dhe tregoi zhgënjimin e tij ndaj Lelit.
“Ka bashki të tjera të cilat flenë gjumë. Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtë nga qeveria por që ka një kryetar bashkie I cili fle gjumë. Vlora, që me gjithë mbështetjen që ka nuk duhet ta diskutonte të qënit xix në mëngjes drekë darkë, minimalisht"
Vetë Leli nuk është i pranishëm në mbledhje.
Ndërkohë dje Dritan Leli, i cili është përjashtuar nga Partia Socialiste sfidoi socialistët duke kundërshtuar një vendim të Këshillit Bashkiak për bashkimin e disa ujësjellësve.