Rama nxjerr raportin e BB për shtatorin: Kemi inflacionin më të ulët në rajon

Rama nxjerr raportin e BB për shtatorin: Kemi inflacionin më të

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka nivelin më të ulët mbi çmimet e produkteve ushqimore në rajon.

Për këtë ai i referohet raportit raportit të shtatorit të Bankës Botërore për Sigurinë Ushqimore.

"Në analizën e efekteve të luftës mbi çmimet në produktet ushqimore dhe gjendjen e prodhimit/furnizimit, Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit më të ulët mbi çmimet e produkteve ushqimore, krahasuar me vendet e rajonit. Rritja e çmimeve në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit".

Sipas Ramës, arsyeja themelore e frenimit të galopit të inflacionit në vendin tonë është mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë, i cili mbahet i paprekur nga rritja si rezultat i kompensimit masiv nga buxheti i shtetit.

EMISIONET