Rama në Prishtinë, takohet me Ramush Haradinajn

Rama në Prishtinë, takohet me Ramush Haradinajn

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, kryeministri Edi Rama është takuar këtë mesditë me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Edhe takimi mes tyre është mbajtur me dyer të mbyllura, ashtu si edhe me krerët e partive tjera politike.

Rama u takua fillimisht me homologun e tij Albin Kurti me të cilin mbajti dhe një konferencë të përbashkët për mediet.

Pas takimit me Kurtin Rama takoi edhe krerët e tjerë të partive; kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kjo ishte vizita e parë zyrtare e Ramës në Kosovë pas zgjedhjeve të 25 prillit./OraNews/

EMISIONET