Rama kyç kopshtin dhe gjimnazin turk Mehmet Akif

Në harkun kohor të një javë dy institucione jopublike të shoqërisë “Turgut Ozal” dhe fondacionit “Gulistan” janë urdhëruar të mbyllen nga qeveria. Argumenti është se këto institucione ushtrojnë veprimtarinë në ambiente të palicencuara nga MAS. Vendimet janë pritur me protesta dhe janë cilësuar të paligjshme nga drejtuesit e këtyre institucioneve që ushtrojnë veprimtarinë prej me shumë se 20 vitesh në Shqipëri

Një kopsht i shoqërisë “Turgut Ozal” dhe një gjimnaz i fondacionit “Gulistan” janë mbyllur nga qeveria me argumentin se zhvillojnë veprimtarinë e tyre në ambiente që nuk janë miratuar nga Ministria e Arsimit.

Heqjen e licencës me urdhër të datës 15 shtator, drejtues të kopshtit “Zybejde Hanim” që frekuentohet nga 235 fëmijë e që ushtron aktivitetin në Shqipëri prej vitit 1998 cilësojnë të jashtëligjshme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Rrethanat na bëjnë të besojmë se jemi sjellë përballë një fakti të tillë nisur nga situata jashtë sferës së zbatimit të ligjit të cilat nuk lidhen me arsimin. Kërkojmë nga Ministria e Arsimitqë të rishikojë vendimin," tha drejtorja e kopështit Gentiana Burimi.

Ata thonë se ambientet i kanë ndryshuar në vitin 2004 dhe asokohe ligji nuk e detyronte njoftimin e Ministrisë së Arsimit për ndryshimin e vendndodhjes.

"Gjithë kjo ka qenë një shfrytëzim i një ngërçi se ata ishin në dijeni prej kohësh se adresa ishte këtu dhe e shfrytëzuar. Nga 2004 deri më sot, kjo ka qenë adresa e vteme e kopshtit," tha avokati Isuf Shehu.

Sot nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif” protestuan kundër vendimit të qeverisë së 22 shtatorit për mbylljen e këtij institucioni.

Ministrja Kushi sqaroi përmes një postimi në faqën e saj zyrtare në facebook se vendimi u morr pasi në këtë kolegj viti i ri shkollor ka nisur në mjedise të tjera të pamiratuar dhe certifikuara nga MAS.

“Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana e MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre. Në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kriterve përkatëse licenca duhet të revokohet,” shkruhet në njoftimin e Evis Kushit.

Urdhëri i Ministrisë së Arsimit është kundërshtuar edhe nga opozita.

"PD e dënon aktin e Edi Ramës, kur nuk ëhstë duke ndërtuar për Vuçiç, është duke shembur për Erdoganin," tha Albana Vokshi.

Rama kyç kopshtin dhe gjimnazin turk Mehmet Akif

Këto vendime vijnë pas kërkesave të përsëritura të presidentit turk Erdogan për mbylljen në Shqipëri të institucioneve arsimore që ai i akuzon për lidhje me kundërshtarin e tij Gylen.

“Fakti që FETO është ende në gjendje të gjejë fushëveprimi në vendin mik dhe vëlla Shqipërinë, e lëndon thellë popullin tonë,” tha presidenti turk në një konferencë për shtyp me Ramën në janar të këtij viti.

Përmes një postimi në Twitter Rama e mohoi dhe e quajti teori konspiracioni por tha se mbyllja kishte ardhur pasi kishte shkelur ligjin.

Rama kyç kopshtin dhe gjimnazin turk Mehmet Akif

EMISIONET