Rama kundër Dhomave të biznesit Amerikan e Gjerman: Keni hartuar raporte jo profesionale, duke mbledhur opinione rrugëve

Forcimi i klimës së biznesit në Shqipëri ka vënë përballë kryeministrin Edi Rama me përfaqësuesit e investitorëve.

Kritikën e parë ai e kishte për raportet e dhomave të huaja, përfshirë dhe të SHBA e të Gjermanisë, të cilët në përfundimet e tyre kanë ngritur shqetësimin për korrupsionin dhe mungesën e konkurencës. Për kreun e qeverisë këto janë të pavërteta dhe deklarata të mbledhura rrugëve.

Edi Rama: “Është e pamundur të jemi pre e anketave të bëra në mënyrë jo profesionale që faktikisht cënojnë punën tonë të përbashkët, imazhin e këtij vendi dhe vetë klimën e biznesit vetvetiu. Është e pamundur. Nuk mund të jemi pre e opinioneve të mbledhura rrugëve, opinioneve të mbledhura në mënyrë kaotike dhe e kanaleve që përçojnë në mënyrë të vazhdueshme të opinioneve që nuk përputhen me realitetin. Nuk ka asgjë për të ngjyrosur me rozë në realitet por ama që sot janë dita me natën shumë nga ndërveprimet mes biznesit dhe institucioneve dhe sot është si dita me natën jeta e një importuesi, eksportuesi, sipërmarrësi që I ka shumë më të pakta hallet që kishte dje për shkak të këtyre ndërveprimeve është e pajustifikueshme që të mos pasqyrohet  “

Rama tha se gjërat kanë ndryshuar si dita me natën.

Edi Rama: ‘Na takon të kërkojmë nga të gjitha Dhomat e Biznesit që përgatisin raporte të klimës të jenë më të përgjegjshme  për mënyrën si I përgatisin ato raporte. Jo se dua unë por e pamundur që Shqipëria nëpër raportet të dalë njësoj sikur kur ishte radha kilometrike nëpër sportele, kontrolle arbitrare e prita nëpër dogana e porte e pika kufitare, sot nuk ekzistojnë. Janë elektronike të gjitha. Si dalin njësoj, dalin njësoj nga arbitrariteti dhe brutaliteti I atyre që flasin pa lidhje dhe anketimeve që bëhen në mënyrë jo profesionale. Kjo kërkesë e imja nuk ka të bëjë me qeverinë apo nevojë të qeverisë në vetvete por raport përgjegjshmërie me vendin të të dyja palëve."

Rama foli për nevojën e përmirësimit të legjislacionit për dhomat e tregtisë.

“Kemi legjislacion shumë të prapambetur për funksionin e dhomave të tregtisë” tha Rama.

Si zgjidhje për mungesën e fuqisë punëtore Rama rekomandoi zhvillimin e kurseve, ndërsa ministrja Delina Ibrahimaj u shpreh se do të ketë lehtësi për të lejuar të huajt.

"Që të mos bëhen dy aplikime për leje qëndrimi por  1 aplikim"

Çmimi i energjisë është shqetësim jo vetëm për familjarët, ndaj dhe në tryezë nuk munguan përplasjet.

Gjergj Buxhuku: "Sistemi energjitik shqiptar sot ka kapacitete të instaluara 20 % më shumë sesa konsumojmë.

Edi Rama: Eshtë e pavërtetë 100% 

Gjergji Buxhuku: Verifikojeni
Edi Rama:
E kam verifikuar unë, nuk flas kot.

Sa i përket ekonomisë, Rama i është drejtuar Shpiragut, ku deklaroi se nëse do të gjendet rruga për të shitur naftën dhe gazin e zbuluar atje, vendi do të rikthehet në fuqi të rëndësishme në rajon.

EMISIONET