Rama: Jetojmë në kohë krizash, sjell shembull sulmin në Kapitol dhe sulmin në selinë PD

Rama: Jetojmë në kohë krizash, sjell shembull sulmin në

Partitë kanë nisur fushatën e rekrutimit të të rinjve në partitë e tyre.  Kryeministri Edi Rama ishte sot në festën e 30 vjetorit të themelimit të FRESSH ku u kërkoi të rinjve të angazhohen me politikë si e vetmja mënyrë prë të rritur sigurinë dhe mirëqënien e tyre ekonomike.  Rama tha se jetojmë në një kozë krizash zinxhirë dhe solli si shembuj sulmin në Kapitol dhe sulmin në selinë e PD-së paraditen e 8 janarit.

“Ne kemi hyrë në një kohë krizash zinxhirë që shtrihen në të gjitha faqet e globit në rrethimin e gropave të fshatit. Zgjerimi i hendekut mes politikës dhe njerëzve  bëhet edhe më i madh pasi politikanët I kthehen të shkuarës pasi humbin busullën drejt të ardhmes. Kush mund ta parafytyronte atë që na panë sytë më 6 janar e vitit 2021.

Si në harbimin imagjinar të një filmi nga ata që shfaqin fundin e botës usulmua tempulli i politikës amerikane nga njerëz si të ardhur prej kohësh shumë të vjetra.

As 1 km larg këtu tek oborri i një partie politike që u kthye nëshesh xhirimi të një reality show. Të paimagjinueshme të cilat në vende e përmasa të ndryshme po ndodhin gjithnjë e më shumë.

Dhe unë dua të ndaj me ju bindjen time se pavarësisht problematikës që është reale që i fryn erërave kundër politikës nga të katër anët e përtej breshërisë së klikimeve e likeve që çukisin nëpër kokat e trullosura dhe bombardim non stop me lajme, komente, prononcime e denoncime që hidhen njëra mbi tjetrën si mallet e rrobave të gabit, ku të zë koka dhe të bllokohen hundët nga rrëmuja dhe bërlloku, politika mbetet e patjetërsueshme për bashkëjetesën mes njerëzve dhe progresin ekonomik e shoqëror paqen e sigurinë.  

Politika është një gjë e mirë që mund të jetë dhe e keqe. Rrezikon të shikohesh si predikues në mes të shkretërirës apo dhe me keq si provokator, apo i thur lavde një kufome që qelbet erë. Pikrisht se nuk ka asnjë shans të hiqet qafe. Politika nuk duhet lënë në duart e të tjerëve si kopili në derë tjetër se sado që ti të mos merresh me të ajo flet vepron për ty dhe pa ty. Politikanët janë pjesë e politikës por politika nuk duhet lënë në asnjë mënyrë që të bëhet monopol i politikanëve." 
 


 

EMISIONET