Rama ironizon Bashën: Ta kam thënë publikisht mos! Sa më shumë imiton atë të foltores, dukesh si personazhi i qajtores

Kryeministri, Edi Rama, ia kujtoi sërish Lulzim Bashës problemet e brendshme në parti.

Në përgjigje të akuzave të tij për korrupsion dhe abuzime në lidhje me situatën energjitike e më tej, Rama ironizoi Bashën se po imiton liderin e PD-së Berisha.

Rama: Ta kam thënë disa herë publikisht dhe personalisht. Mos imito atë të foltores sepse origjinali është gjithmonë më i besueshëm se kopja, sa më shumë klith si ai i foltores aq më shumë dukesh personazhi i qajtores. Një burrë që vë kujën me fjalë që si prind u thua përditë fëmijëve të tu se nuk përdoren asnjëherë dhe e bën këtë në mes të 139 burrave dhe grave të tjera dhe në sy të kushedi sa të tjerëve që na ndjekin është një burrë në pikë të hallit. Por hallin që ke sado ta qajmë nuk ta zgjidhim dot.

Duke mbetur te emergjenca energjitike, Rama tha se fakti që qeveria nuk rriti çmimin e energjisë për konsumatorët dhe as kategoritë e tjera për momentin nuk do të thotë se nuk ka krizë.

Madje ai shtoi se në të ardhmen mund të rrezikojmë që mos gjejmë energji për të blerë edhe nëse do të jemi në gjendje të paguajmë.

Rama: U the sot shqiptarëve që kemi vajtur të marrim 200 mln euro borxh, para një jave u the se do rritet çmimi i energjisë, sikundër the se ka dalë tellali të lajmërojë një krizë që nuk  ekziston, sot nuk përsërite që çmimet janë rritur vetëm në Shqipëri se janë rritur kudo. Meqë solle Kosovën herën tjetër nuk e solle prapë se në gjithë rajonin deri nëAmerikë çmimet janë rritur. Gjithë bota flet për krizë globale, nuk është lokale. Është detyra ime tu flas hapur.

Çmimi i energjisë  për konsumatorët familjarë dhe as për të tjerët hë për hë nuk u rrit, po çfarë do të thopë kjo, që nuk ka krizë, që nuk është rritur kostoja? Jo.Ka krizë dhe madje ka një krizë të atillë dhe këtu jemi, do ta shikoni në ditët në vijim që jo vetëm çmimi i energjisë është rritur eksponencialisht  por problemi me të cilin po përballen vendet është mungesa e ofertës në raport me kërkesën. Që do të thotë, mund të jesh i gatshëm të paguash edhe më shumë por mund të mos gjesh sasinë e energjisë që të duhet.

Ai tha se 200 milion eurot nuk janë borxh por instrument garancie sovrane për të mbrojtur shqiptarët nga kriza.

Rama: Teoria që duhen mbrojtur, solle në vëmendje dhe sipërmarrësit e mëdhenj që në fillim i quan oligarkë, past punëdhënës, edhe ata sipas zotërisë tënde u dashkan mbrojtur. Patjetër. Po nga dalni këto të ardhura? Po përgatitemi dhe shumë shpejt do të bëjmë një konsultim me shqiptarët se kush duhet ta mbajë barrën dhe si do të shpërndahet barra.

 

EMISIONET