Rama intervistë për Grenell: Berisha non grata, fundi i pandëshkueshmërisë e tranzicionit

Rama intervistë për Grenell: Berisha non grata, fundi i

Në një intervistë të dhënë për ish të dërguarin e presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kryeministri Rama foli edhe për shpalljen non grata nga DASH të ish-kryeministrit Berisha.

Në televizionin Newsmax në SHBA, Ramës tha se ndalimi  për hyrjen e Berishës në SHBA është njoftimi për fundin e tranzicionit dhe të pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Rama theksoi se kjo ishte një lëvizje e guximshme dhe sinjal nga qeveria amerikane për të çuar përpara reformën në drejtësi.

Rama: Do të thosha se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin.

Rama po ashtu preku edhe çështjen e minishengenit duke thënë se është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave.

Rama: Së pari, më duhet ta përsëris që ju s’jeni më në rolin e kontribuuesit të iniciativës së mini-shengenit për të cilin ju falënderoj për rolin tuaj. Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave. Është trishtuese sepse nga njëra anë thonë që i kemi plotësuar kushtet, dhe nga ana tjetër, KE nuk ka mundësi që të marrë një vendim. Sigurisht që kjo ka të bëjë me disa probleme me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, por sërish për ne është frustruese dhe njëkohësisht tregon shumë sepse gjëja e keqe është që po mësohemi që BE po dështon herë pas here që të mbajë premtimet.

EMISIONET