Rama ‘injoron” presidentin. Berisha “Ndjestë pastë”: Rritja e çmimeve ndikoi pozitivisht në ekonomi

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që ta kalojë të shtunën (21 maj 2022) në qytetin bregdetar të Vlorës duke evituar madje edhe përgjigjet ndaj pyetjeve të gazetarëve për çëshjen e Presidentit apo vijen e tij të kuqe, Sali Berishën.

Edi Rama: "Por çfarë presidenti? Ne jemi në Vlorë. Kush është ky?! Ndjesë pastë!"

Por shefi i mazhorancës jashtë vëmendjes së tij ka lënë edhe kryetarin e Bashkisë së Vlorës, socialistin Dritan Lelin.

Edhe pse në këtë bashki u zvillua një konferencë ndërkombëtare me në fokus qytetin dhe përfshirjen në vendimmarje të komuniteteve, me praninë e kryeministrit, ministrave dhe kryebashkiakëve të majtë, qytetari i parë i Vlorës nuk ka marrë ftesë.

Në këtë aktivitet Rama tregoi se rritja e çmimeve ka ndikuar pozitivisht në ekonomi, duke injoruar mundësitë e qytetarëve konsumatorë.

Edi Rama: "Rritja e cmimeve në aspektin e industrisë turistike është shenja më e parë dhe më e sigurt e rritjes së një ekonomie tërësore"

Një shembull të pasurimit të pronarëve dhe bisneseve vlonjarë, Kryeministri e lidhi me ndërtimin e Lungomares

Edi Rama: Njerëzit që kanë prona në atë zonë janë më të pasur sot.

EMISIONET