Rama i del në mbrojtje Albin Kurtit për marrëveshjen me Serbinë: S’jam aspak dakord me sulmet

Rama i del në mbrojtje Albin Kurtit për marrëveshjen me

Kryeministri Edi Rama  i ka dalë në mbrojtje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti lidhur me marrëveshjen e bërë me Serbinë.

Rama thotë se nuk është dakord me sulmet që po i bëhen Kurtit pas marrëveshjes së bërë me Serbinë.

“Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!”, thotë Rama.

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!”, shkruan Rama në Twitter.

EMISIONET