Rama “harron” dhunën e tifozëve: Ishte një kalbësirë, sot stadiumi krenari kombëtare në Evropë

Rama “harron” dhunën e tifozëve: Ishte një

Kryeministri i vendit Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes me një postim për ndërtimin e stadiumit “Air Albania”.

Ai shkruan në Facebook se stadiumi i finales së sotme evropiane një krenari kombëtare në Evropë, duke shtuar se do të bëhet së shpejti edhe Teatri i Ri Kombëtar.

Rama: Mirëmëngjes dhe me shpresën se ka akoma nga ju që e kujtojnë kur ju thosha se do të bëjmë një nga stadiumet më të bukur të Evropës, aty ku deri para pak vitesh kishte mbetur një kalbësirë urbane në zemër të kryeqytetit, duke ju siguruar se siç u bë stadiumi i finales së sotme evropiane një krenari kombëtare në Evropë, do të bëhet së shpejti edhe Teatri i Ri Kombëtar, ju uroj të gjithëve ta kaloni bukur këtë ditë të shënuar sportive për të tërë Evropën këtu në Tiranë.

Ndërkohë, kryeministri Rama nuk ka dhënë asnjë fjalë për dhunën e ushtruar nga tifozët e dy skuadrave që do të luajnë finales sot në rrugët e kryeqytetit.

Rama “harron” dhunën e tifozëve: Ishte një

Rama “harron” dhunën e tifozëve: Ishte një

EMISIONET