Rama: Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia, lutem që të plagosurit rëndë t'ia dalin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2021, 12:07
Edhe kryeministri ka reaguar pas aksidenti tragjik në Kroaci ku një autobus me targa të Kosovës doli nga rruga duke lënë 10 të vdekur dhe disa të plagosur.
Rama shkruan në Twitter se lutet që të plagosur rëndë t'ia dalin dhe u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave.
Rama: Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t'ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave.