Rama e bën sërish: Vjedh fotot për portin e Durrësit nga një projekt iraken dhe Adobe Stock

Rama e bën sërish: Vjedh fotot për portin e Durrësit nga

Kryeministri Rama ka përsëritur gabimin e tij duke postuar në Facebook projekte me foto të vjedhura.

Këtë herë ai ka postuar disa foto-projekte për ndërtimin e Portit të Ri të Durrësit, ku sipas tij kanë marrë pjesë 14 kompani dhe 5 u përzgjodhën finalistë.

Por pas një kontrolli të thjeshtë të Ora News, rezulton se foto janë marrë nga një projekt i një aeroporti në Irak i quajtur "Grand Port of Al Faw" (kliko këtu për projektin).

Rama e bën sërish: Vjedh fotot për portin e Durrësit nga
Krahasimi

Po ashtu i ka postuar edhe një foto që është marë nga faqja e njohur e fotove stock, nga Adobe Stock (kliko këtu për foton).

Rama e bën sërish: Vjedh fotot për portin e Durrësit nga
Krahasimi

Ai shkruan më tej Rama shkruan se pasi fituesi të dorëzojë projektin final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në vitin 2022.

“Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022.” – shkruan Rama krah fotove, por pa sqaruar se nga janë marrë.

Kujtojmë se një gjë e tillë është përsëritur edhe kohë më parë nga kryeministri Rama i cili ka postuar foto me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës.

Ai postoi me video projektin 3D, por i gjithi ishte marrë nga “Doha Metro Train” në Katar.

Duket se kryeministri ose stafi i tij nuk kujdesesh shumë për të kontrolluar materialet që hedh në zyrtare të Ramës, sidomos në kohën e teknologjisë, kur mjafton një kontroll i thjeshtë në internet për të krahasuar fotot ose projektet.

Rama e bën sërish: Vjedh fotot për portin e Durrësit nga

EMISIONET