"Rama dhe Basha janë bashkë që në 2017", Harxhi: Nuk po bëjmë opozitë

"Rama dhe Basha janë bashkë që në 2017", Harxhi:

Edith Harxhi e ftuar në studion e "Drejt" në RTV Ora ka mbështetur akuzat e zotit Berisha i cili thotë se ekziston një marrëveshje Rama-Basha. Harxhi u shpreh se jo vetëm i beson Berishës, por është ndër të parat që e ka artikuluar këtë tezë.

Harxhi: Rama dha Basha janë së bashku që nga viti 2017, ndoshta dhe më herët. Ka një dakordësi mes tyre. Çfarë ka ndodhur prej 2017 dhe deri më sot tregon që ata kanë bashkëpunuar dhe vazhdojnë edhe sot. PD defakto pjesë e bashkëqeverisjes.

Ne nuk kemi një opinion tonin, ne shkojmë me një draft për reformën territoriale dhe e vetmja gjë që ndryshon është komuna. Nuk po bëjmë opozitë dhe për këtë arsye këta të dy janë bashkë. Djegia e mandateve dhe mospërfshirja në zgjedhje tregues për bashkëpunim mes Ramës e Bashës.

 

EMISIONET