Rama: Dëshirën për politikë e pata në Paris, u ktheva për funeralin e babait dhe u bëra ministër
Kryeministri Rama ka zhvilluar një intervistë për emisionin radiofonik nga Rory Stewart dhe Alaister Campbell, ky i fundit ish-zëdhënës i Tony Blair.
Rama u shpreh në këtë intervistë se hera e parë që pa mirazhin e të qenit në politikë ishte koha kur jetonte në Paris duke blerë një gazetë pas fitores së laburistëve të rinj.
Ai theksoi se më pas, gjërat rrodhën në atë mënyrë që ai u kthye në Tiranë për funeralin e babait të tij dhe duke punuar si artist.
Rama: Sot si kryeministër, që jam këtu në një intervistë të drejtuar nga Alastair Campbell, është një mrekulli tjetër e jetës sepse nuk do të isha në politikë nëse Alastair Campbell nuk do të ekzistonte, nëse Tony Blair nuk do të ekzistonte dhe as “rruga e tretë”. Hera e parë që pashë mirazhin e të qenit në politikë ishte koha kur jetoja në Paris duke blerë një gazetë pas fitores së laburistëve të rinj.
Më pas, gjërat rrodhën në atë mënyrë që unë u ktheva në Tiranë për funeralin e babait tim. Në atë kohë, unë jetoja duke punuar si artist në Paris. Ishte koha kur ndodhi një riorganizim i qeverisë. Dhe ajo që nuk ndodh në vend tjetër, por mund të ndodhë në Ballkan, është të nisesh për në funeralin e babait dhe bëhesh ministër i Kulturës. Pjesa tjetër, dihet tashmë.