Rama: Berisha e ka përdorur Bashën me të shkuarën e tij, populli ndjek një vrasës dhe një mashtrues

Në një intervistë në RTV Ora, publicisti Shenasi Rama u shpreh se Berisha në 8 janar është sjellë në mënyrë të civilizuar dhe asnjëri nga njerëzit që kanë qenë brenda nuk janë lënduar.

Sipas tij, ai ka dalë fitues nga përplasja ne 8 janar në PD, pasi nxjerrë haptazi thellësinë e bashkëpunimit të Bashës me Ramën.

Rama shtoi se shqiptarët duket se nuk e kuptojnë se njeriu që e ka çuar popullin 4 herë në greminë, që njihet si vrasës dhe mashtrues, pa pikë karakteri, vazhdon që të tërheqë mbrojtje popullore.

Rama: Sali Berisha është një dhelpër e vjetër që unë e njoh qysh kur ka qenë një gjarpër pa dhëmbë. Saliu është sjellë në mënyrë të civilizuar dhe asnjëri nga njerëzit që kanë qenë brenda nuk janë lënduar. Ky nuk është problem për Berishën, sepse ka dalë fitues nga kjo përplasje, duke nxjerrë thellësinë e bashkëpunimit të Bashës me Ramën. Bashën mund ta mbështesin të gjithë, por është njëri me një të shkuar të dyshimtë. Nga ana tjetër nuk i jep njeriu pushtet, pa pasur të fshehta për të që t’i përdorë. Prandaj Basha është ngjitur kaq shpejt, pasi Berisha e ka përdorur.

Berisha gjatë gjithë sundimit të tij, ka bërë Bashën që t’i nxjerrë gështenjat nga zjarri. E ka përfshirë Bashën në krime të ndyra, duke i përdorur edhe të shkuarën e tij nga Holanda, Belgjika e Kosova. Shqiptarët duket se nuk e kuptojnë se njeriu që e ka çuar popullin 4 herë në greminë, që njihet si vrasës dhe mashtrues, pa pikë karakteri, vazhdon që të tërheqë mbrojtje popullore. Ky është shqetësimi që duhet të kenë. Por duket se tani do t’i shkojnë pas marrëzisë kolektive të Berishës.

EMISIONET