Rama bën gëzuar me krerët e partive shqiptare të RMV-së: Një vit i mbarë për shqiptarët kudo ku janë!

Rama bën gëzuar me krerët e partive shqiptare të

Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar një foto nga darka informale në vilën qeveritare me krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Të pranishëm në takim janë Ali Ahmeti i BDI-së, Arben Taravari-Aleanca për Shqiptarët, Menduh Thaçi-PDSH dhe Afrim Gashi-Alternativa.

Ndërsa mikpritës veç Ramës është ministrja Xhaçka, kreu i grupit parlamentar të PS Balla dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS Gjiknuri.

"Gëzuar! Qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo ku janë!" është shkrimi që shoqëron Rama foton ku të pranishmit bëjnë gëzuar me verë.

Takimin e Ramës e bojkotoi Bilal Kasami i Lëvizjes Besa.

EMISIONET