"Rama armik i Kosovës", thotë Kraki: Serbia ka arritur ta rekrutojë si lobues për interesat e saj

Politologu Nezir Kraki në një intervistë në RTV ORA me gazetarin Sebastian Zonja tha se Serbia ka arritur ta rekrutojë kryeministrin shqiptar si lobues për interesat e saj strategjike.

Sipas tij sot shteti shqiptar i del krahë Serbisë në çdo moment.

Nezir Kraki: Qeveria, strategjia diplomatike serbe ka arritur një sukses të paparë në shekullin e fundit. Arriti ta rekrutojë kryeministrin shqiptar si lobues për interesat e saj strategjike dhe sot shteti shqiptar i del krahë Serbisë në çdo moment. Edhe kur shkon në NATO në takim me aleat të NATO-s edhe kur flitet për Këshillin e Europës për anëtarësimin e Kosovës aty, Shqipëria i kërkon gati publikisht falje Serbisë se këtë herë nuk mund të rreshtohem me juve, por duhet të jemi me Kosovën.

Sipas tij, Shqipëria heziton a duhet apo jo, për anëtarësimin e Kosovës në organizata  ndërkombëtare, a duhet apo jo Kosova të konsiderohet si shtet dhe a duhet Shqipëria të flasë me aleat të tjerë dhe me vende të tjera për Kosovën si shtet.

Nezir Kraki: Kemi arritur deri në pikën sa Shqipëria heziton a duhet apo jo, për anëtarësimin e Kosovës në organizata  ndërkombëtare, a duhet apo jo Kosova të konsiderohet si shtet dhe a duhet Shqipëria të flasë me aleat të tjerë dhe me vende të tjera për Kosovën si shtet. Deri në këtë pikë kemi ardh. Dhe për këtë arsye unë e quajta në një shkrim dje, dhe thash publikisht se armiku më i ri i Kosovës është Edi Rama në këtë rast.

"Dhe ka vite, këto dy tre vjetët e fundit sidomos, aktivizimi i Ramës me intrensitet të lartë në vijë gati ekskluzivisht me strategjine serbe është tmerr, është e papranueshme", tha Kraki.

EMISIONET