Rama: 400 familje jetojnë në çadra, është zgjedhja e tyre, të gjithë marrin bonusin e qirasë

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend pas mbylljes së votimit për qeverinë e re,  për 400 familjet që jetojnë në çadra. Kryeministri tha se familjet që jetojnë në çadra marrin të gjitha bonusin e qirasë dhe se  jetesa në çadër është zgjedhje e tyre.

"Sot në çadra janë rreth 400 familje dhe e kanë zgjedhur  që në ditën e parë të qendrojnë në çadra për shkak të largësisë nga qyteti dhe për shkak të afërsisë me tokën, gjënë e gjallë dhe me aktivitetin e tyre bujqësor. Dhe për 400 familjet që janë në çadra njësoj si për 12 mijë familje, që presin të hyjnë në shtëpi është dhënë që ditën e parë bonusi i qirasë.

Pra njerëzit që qendrojnë në çadra marrin bonusin e qirasë, është zgjedhja e tyre të qendrojnë në çadra. Njësoj si tjerët dhe ata mund të shkojnë në apartament", tha Rama.

Kuvendi i Shqipërisë ka votoi sot rreth orës 06:40 qeverinë “Rama 3”. Programi dhe përbërja e qeverisë “Rama 3” morën 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim. Pas votimit pritet që qeveria të betohet te presidenti Ilir Meta./Ora News/

EMISIONET