Rama: 4 mld lekë garanci sovrane për fermerët, ka perënduar koha e bujqësisë vetmitare

4 miliardë lekë do të jetë garancia sovrane në dispozicion të fermerëve për të financuar kolateralin e kredive të bujqësisë.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka kërkuar dhe ndihmën e bankave që ta shohin si prioritet financimin për këtë sektor.

Krifca: Qeveria shqiptare ka vendosur të krijojë një fond garancie sovrane. Nga ky fond 1 miliardë lekë janë dedikuar vetëm bujqësisë. Ne e japim këtë garanci në bankat tregtare, në kreditimin e investimeve duke ulur riskun e tyre në nivelin 50% të kolateralit, me shpresën se ju do mund të zbusni edhe nivelin e interesit për fermerët shqiptarë dhe për agropërpunuesit. Kështu synojmë të rrisim kredidhënie në sektorë dhe të çlirojmë potenciale, pasi pa financim ju e dini nuk ka zhvillim. Kjo masë e cila do të jetë një mundësi e re për rritjen e financimit të bujqësisë, do ti shtohet programe aktuale të qeverisë shqiptare për lehtësimin e kreditimit, si me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, IPARD, si dhe KfË. Qeveria shqiptare ofron edhe një garanci të re për këdo që do të zhvillojë një aktivitet bujqësor. Fondi prej 1 miliardë lekë i drejtohet fermerëve dhe agropërpunuesve, të cilët janë duke planifikuar një investim për prodhimin e produkteve bujqësore apo të lidhura me ekonominë blu. Në ndërtimin e një sere të re a po të sistemeve të lidhura me të, në rritjen e kapaciteteve dhe cilësisë së paketimit të prodhimeve tona, në sistemin e ujitjes me pika, në përpunimin e produkteve dhe konsolidimit në tregje.

Në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kryeministri Rama u shpreh se ka ardhur koha që ti japim fund bujqësisë së gastrave, e cila sipas tij mund të shërbejë vetëm për të stimuluar sektorin e agro-turizmit.

Rama: Koha e bujqësisë së mbijetsës ka perënduar. Ka perënduar koha e bujqësisë vetmitare e atyre që mbeten vetëm në kufijtë e ngastrës së tyre pasi është e pamundur, sado që të bëj shteti për to që të garantohet një ardhme më e mirë, sesa pamja e një mbijetese torturuese.

Domosdoshmërinë për kthimin e vëmendjes nga bujqësia e shprehu dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili tha se ky sektor gjeneron më pak se 20% të vlerës së shtuar në ekonomi.

Rama: 4 mld lekë garanci sovrane për fermerët, ka perënduar

EMISIONET