"Radhë të gjata për kempin", qytetarët vijnë nga rrethet në Tiranë, s`marrin shërbim

Kempi epror po kthehet në një nga institucionet ku qytetarët e ardhur nga rrethet presin me orë në radhë pa marrë zgjidhje. Edhe pse të sëmurë, ata duhet të qëndrojnë deri në 4 orë për të marrë një përgjigje nëse janë përfitues apo jo. Pagesa mujore prej 11 mijë lekësh thonë se nuk u mjafton as për të blerë miell

Oborri i institucionit të kempit epror është i tejmbushur nga qytetarë që presin të rishikohet vendimi për anulimin e të ardhurave për shkak të paaftësisë në punë.

Ata kanë ardhur nga rrethet, dhe pavarësisht problemeve shëndetësore presin prej disa orësh.

"Kemi ardhur që në 3:30 të mëngjesit," tha një prej tyre.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kanë qenë përfitues prej shumë vitesh të kempit apo kujdestarisë, por muajt e fundit u është ndërprerë kjo e ardhur.

"Kam marrë për 15 vjet, pse ta ndalojnë," thotë një tjetër.

Kërkojnë që shërbimi të ndahet sipas rretheve, në mënyrë që të mos presin kaq gjatë duke u detyruar të vijnë në Tiranë.

"Ta bëjnë sipas rretheve. Një ditë të vijë Elbasani, një ditë Dibra, një ditë Shkodra," tha ai.

Përfaqësuesit e institucionit nuk kanë një përgjigje se si të justifikojnë radhët e gjata.

"Radhë të gjata për kempin", qytetarët vijnë

"Sot ka Komision. Ka rradhë se janë nga të gjithë rrethen e Shqipërisë. Do futen të gjithë me rradhë," tha një prej tyre.

Menjëherë pas kësaj përgjigje, u hap dera për ata që prisnin. Pritjet e gjata për 11 mijë lekë në muaj, thonë se nuk justifikohen pasi me atë shumë thonë se mund të blihet vetëm thesi i miellit.

"Me 8 vetë, mielli ka shkuar 10 mijë lekë kuintali. Në borzhe jam futur, rreth 1.5 milion," thotë një tjetër qytetar.

Njëri prej tyre thotë se i është kthyer bukës me sheqer, ndërsa të tjerë mishin e marrin vetëm për festa.

"Mishi është bërë shumë shtrenjtë. Do lesh diçka që të marrësh 1 kg mish për festa.

Kam 1 lopë, hamë si të varfër, valë bukë me kripë. Këtë hamë ne. Kam 8 muaj që vij këtu dhe të shohim a do ta japë apo jo," thonë ata.

EMISIONET