Radhë të gjata kilometrike automjetesh nga Shëngjini- Milot dhe Radhimë-Vlorë

Largimi i pushuesve nga plazhet e Shëngjinit dhe Tales, ka rikthyer trafikun e rënduar në këtë  fundjavë të parë të muajit korrik.

Që prej orës 19:00 janë krijuar radhë kilometrike automjetesh dhe kaos nga Shëngjini deri në Milot.

Burime për Ora News, bën me dije se në terren ndodhen forca te shumta të policisë rrugore të cilët janë vendosur në disa pika, për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e lëvizjes se automjeteve.

Kjo është një situatë e vazhdueshme në rrugët e Lezhës, gjatë sezonit veror, pasi rrugët e ngushta dhe pa standarde nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve.

Ndërkohë edhe në jug situata në qarkullim gjatë mbrëmjes isht po aq problematike. Makina ta shumta ktheheshin nga plazhi pasi u bllokuan në rrugën Radhimë-Vlorë.  

Shkak për këtë trafik nuk janë vetëm makinat e shumta që kthehen nga plazhi por dhe parkimi dysh automjeteve në rrugë.

EMISIONET