Qyteti i gurtë mahnit turistë, në Gjirokastër vizitorë nga e gjithë bota, dominojnë shqiptarët e Kosovës

Edhe qyteti i Gjirokastrës duket se po i rikthehet jetës në këtë sezon turistik. Aty gjen turistë nga e gjithë bota por shqiptarët e Kosovës vijojnë të mbeten dominues. Megjithatë bizneset mbeten të pakënaqura pasi sipas tyre guidat nuk i lejojnë turistët të zgjedhin ku duan të shkojnë.

Qyteti i Gjirokastrës gjatë fundjavës mirëpret  turistë nga e gjithë bota.

Qafa e pazarit është ndalesa e parë e vizitorëve, të cilët mahniten nga panorama që ofrohet aty.

Ndalesat në dyqanet e artizanëve dhe fotot e shkrepura në godina dhe kalanë Argjiro kujdesen që t’i marrin me vete në kthim.

Në këtë sezon ka një dominim të shqiptarëve të Kosovës, por edhe turistë nga Sllovenia, Çekia, Kina, Italia dhe Rusia.

"Gjirokastra boll kur e ndjenë gjuhën e bukur shqipe të pastër dhe të rrjedhshme."

Për ta qyteti i gurtë dhe ndjesia që marrin aty është mbresëlënëse.

"Po kalojmë një fundjavë, pak sa larg vapës, aq sa na ofron qafa e pazarit."

"Kemi filluar qysh kur u futën në pjesën e qytetit të vjetër, na ka pëlqyer pjesa e kalasë dhe jetesa e zhvilluar që na ka mahnitur."

Pavarësisht numrit të lartë të vizitorëve, bizneset mbeten të pakënaqur dhe fajin e hedhin te guidat turistike.

"Ata shohin interesat e tyre dhe i drejtojnë atje ku duan, por më mirë është që t'i lënë të lirë."

Ky sezon turistik duket se po risjell shpresën në sektorin e turizmit edhe pse ende është larg kulmit të tij. Deri më tani Gjirokastra ka numëruar më shumë se 13 mijë turistë.

EMISIONET