"Qytetarët në pik të hallit", protestuesi: I vetmi që ia kalon Ramës me gënjeshtra Erion Veliaj

Banorët që kanë pasur banesat në shtratit të Lumit Lana po protestojnë për devijimin e Lanës. Ata shprehen se vendimi i Bashkisë së Tiranës për devijimin e lumit Lana është i padrejtë.

Gjatë protestës qytetari u shpreh se në pushtet është një bandë kriminale e cila shkel dhe Konventat Kombëtare. Gjithashtu ai u shpreh se I vetmi që ja kalon Edi ramës për gënjeshtra është Erjon Veliaj.

"Edi Rama shkoi në Ukrainë u mallëngjye me ato gërmadhat, po si nuk u mallëngjye me këto gërmadhat këtu në Unazë të Re, në Shkozë, te Bregu i Lumit, tani te 5 Maji dhe gjithandej në të gjithë Shqipërinë. Kjo është bandë kriminale në pushtet, këtu janë Konventa Ndërkombëtare që nuk devijohet një lum natyral, kurse këto shkelin një  Konventat ndërkombëtare. Qytetarët janë në pikë të hallit, gjykatat janë të kontrolluara 10 për qind nga Edi Rama, Reforma në Drejtësi Nuk është reformë, është reformë për të rritur pazaret për të pasuruar për të çuar njerëzit e tyre në vendet kyçe te gjykata. Ne kemi një hall të madh, shqiptarët po ikin, protestat duhet të vazhdojën, nuk duhet tua lëmë vendin këtyre kriminelkëve."

"I vetmi që ja kalon Edi Ramës për gënjeshtra është Erjon Veliaj të dalë të thotë kë ka strehuar në Unazën e Re. Erion Veliaj kë ka strehuar në banesat sociale, në qoftë se ai e nxjerr një emër unë nuk do të flas më për këtë shtet do të them kjo qeveri është qeveria më e mirë në Botë."

EMISIONET