Qyno: Vettingu ka bërë të mira, por edhe shumë dëme, në gjykatë civile duhen 15 vite për çështje

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Elton Qyno tha se të nisësh një padi civile në gjykatë, mbaron për 15 vite si çështje.

Ai shtoi se sistemi i Vettingut në disa pjesë ka bërë një operacion shumë të mirë, ndërsa në pjesë ka bërë shumë dëme.

Qyno: Nëse bën një padi civile në gjykatë, mbaron për 15 vite si çështje, që ndonjërit prej nesh mund t’i ketë mbirë edhe bari. Drejtësia ka një postulat që drejtësia e vonuar është drejtësia e mohuar. Nëse futesh në këto vorbull dihet se ngelesh pa fund gjyqeve se mungon gjyqtari.

Ky sistem Vettingu në disa pjesë ka bërë një operacion shumë të mirë, ndërsa në pjesë ka bërë shumë dëme. Ne vijmë sot në një periudhë 4-vjeçare të Vettingut dhe diskutojmë nëse do të shtohet mandati i Vettingut edhe një vit. Kështu do të ndryshojmë kushtetutën vetëm për të shtyrë Vettingun.

EMISIONET