Qindra demokratë nga Vlora dhe Korça nisen drejt Tiranës, sot protesta para selisë blu

Qindra demokratë nga Vlora dhe Korça nisen drejt Tiranës, sot
Foto arkiv

Mijëra demokratë nga e gjithë Shqipëria do të mblidhen sot në orën 12:00 në një protestë para selisë blu. Protesta është thirrur nga Sali Berisha me qëllim ekzekutimin e vendimit të Kuvendit të 11 Dhjetor 2021 dhe Referendumit të 18 dhjetorit ku u votua shkarkimi i Bashës si kryetar partie.

Gazetarja Iriz Rezhda bën me dije se nga Korça sot janë nisur rreth 300 demokratë dret kryeqytetit. Demokratëve i është kërkuar që të kenë edhe kartën e anëtarësisë me vete. Nga Devolli janë nisur 200 demokratë, ndërsa nga Pogradeci 200. Po ashtu 200 janë nisur nga Maliqi e nga Kolonja rreth 40 demokratë.

Sipas kryetarit të partisë demokratike Genc Deromemaj nga Vlora në drejtim të kryeqytetit janë nisur rreth 1000 demokrat duke përfshirë këtu edhe bashkinë Selenicë dhe Himarë, informon gazetari Edi Ruçi.

Pjesa më e madhe e tyre janë nisur me automjete private dhe në organizime individuale ndërsa katër njësitë administrative të Vlorës janë bashkuar duke vënë në dispozicion të demokratëve një autobusë dhe dy furgona për tu nisur në drejtim të Tiranës. Çdokujt prej tyre i është kërkuar të kenë me vete kartën e anëtarësisë.

EMISIONET