Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë mblidhen nesër në Elbasan

Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë mblidhen nesër

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar mbajtjen e takimit të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës nesër në Elbasan përmes një postimi në facebook.

Janë 16 marrëveshje të përbashkëta që pritet të nënshkruhen të premten. Ato që dihen publikisht deri më tani janë marrëveshja për sigurime shoqërore, ku është kërkuar autorizimi për nënshkrim nga presidentja Vjosa Osmani, marrëveshja për lejet e qëndrimit në afat 5-vjeçar, përmes një aplikimi të thjeshtë dhe ajo për lehtësimin e procedurës së njohjes së diplomave.

Do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë.

Po ashtu, të gjithë qytetarët e Kosovës do të mund të marrin lejen e qëndrimit në afat 5-vjeçar së bashku me lejen e punës në Shqipëri, vetëm me një aplikim të thjeshtë. 

 

EMISIONET