Qeveria u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë, Preçi: Tërheqja politike, pasojat elektorale do të ishin të mëdha

Kryeministri Rama ka njoftuar ditën e sotme tërheqjen nga vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Aplikimi i fashës 800KW/h për konsumatorët familjarë nuk do të fillojë në tetor. 

Zef Preçi  ekspert ekonomie në një intervistë për RTV ORA me gazetaren Besmira Pelushaj tha se tërheqja e qeverisë nga ky vendim është për arsye politike.

Sipas tij numri i familjeve që do të prekeshin është i madh dhe po të mëdha do të ishin dhe pasojat elektorale për Ramën.  

Zef Preçi: Qeveria nuk ka qenë e sinqertë në tonet analiste. Nuk janë shoqëruar me politika që synojnë të lehtësojnë situatën. Përllogaritjet janë bërë në bazë të konsumit mujor të familjeve dhe jo të konsumit në ver. Numri i familjeve që do të prekeshin nuk ishte 4 për qind por më i madh dhe pasojat elektorale do të ishin të mëdha. Tërheqja është politike. Fushata për krizën e Ramës është e mirë vetëm se njerëzit kanë marrë një mesazh që duhet ta kursejnë energjinë.

Sakaq eksperti Preçi thotë se qeveria duhet të menaxhojë me kujdes këtë sektor.

Zef Preçi: Qeveria duhet të menaxhojë me kujdes këtë sektor. Dhe blerjet të mos bëhen në periudhën e krizës në mënyrë që të zvogëlohet shuma buxhetore që qeveria do të jetë e detyruar të shpenzojë. Është pozitive që u shty. Motivi ka qenë elektoral.

EMISIONET