Publikohet në Fletoren Zyrtare: Fasha mbi 800 kilovat hyn në fuqi nga 1 tetori 2022

Publikohet në Fletoren Zyrtare: Fasha mbi 800 kilovat hyn në fuqi nga

Është publikuar në Fletoren Zyrtare çmimi i shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kWh për konsumin mbi 800kËh/muaj për klientët familjar për periudhën 1 tetor–31 dhjetor 2022.

Ndërkohë, çdo palë e përfshirë në këtë procedurë mund t’i kërkojë ERE-s, brenda 7 ditëve kalendarike nga data e marrjes së vendimit, rishikimin e vendimit të Bordit

Për këtë vendim mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative Tiranë, brenda 30 ditëve kalendarike nga dita e publikimit në Fletoren Zyrtare.

Shoqëria Furnizuesi i Shërbimit Universal më datë 20.9.2022 ka paraqitur në ERE kërkesën për miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike për konsumin e energjisë elektrike mbi 800 kWh/muaj për klientët familjarë.

Kjo kërkesë u arsyetua për shkak të rritjes së kostos së blerjes së energjisë elektrike që prokurohet për qëllime të mbulimit të nevojës së FSHU dhe KESH.

FSHU ka propozuar njohjen e kostos së blerjes së energjisë elektrike për klientët familjar dhe tashmë ata do të paguajnë 42.95 lekë/kWh.

Ndërkohë, më 30 shtator kryeministri Rama përmes një lajmërimi në rrjetet sociale u shpreh se fasha mbi 800 kilovat nuk do të hyjë në fuqi në 1 tetor.

Po ashtu, ministrja e Energjisë Belinda Balluku tha sot pas mbledhjes së qeverisë së ERE ka marrë këtë vendim, por qeveria vendos nëse aplikohet ose jo.

EMISIONET