Qeveria jep 2.7 miliardë lekë për aktivitete jashtë Orarit Mësimor për arsimin parauniversitar

Qeveria jep 2.7 miliardë lekë për aktivitete jashtë Orarit

Qeveria shqiptare ka miratuar programin kombëtar për aktivitetet jashtë orarit mësimor dhe për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2022.

Ky projekt do të realizohet në 200 institucione arsimore pilot të arsimit parauniversitar, shkolla të arsimit bazë dhe arsimit të mesëm të lartë.

Ndërkohë, qeveria do të japë fondit shtesë prej 276 000 000 lekësh  për të gjitha ministrisë që preket nga ky program për mbulimin e shpenzimeve.

Pagesa për një orë mësimore për zbatimin e Programit Kombëtar për Aktivitetet jashtë Orarit Mësimor për mësuesit dhe trajnerët e programeve specifike është 500 lekë.

Vendimi:

1. Miratimin e Programit Kombëtar për Aktivitetet jashtë Orarit Mësimor, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Programi Kombëtar për Aktivitetet jashtë Orarit Mësimor (JOM) për orët e zhvilluara në “Art, zeje e sport” të realizohet në 200 (dyqind) institucione arsimore pilot të arsimit parauniversitar, shkolla të arsimit bazë dhe arsimit të mesëm të lartë.

3. Plani i veprimit, kriteret për përzgjedhjen e institucioneve arsimore, të mësuesve e trajnerëve për programe specifike të Programit Kombëtar për Aktivitetet jashtë Orarit Mësimor miratohen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin.

4. Ministrisë përgjegjëse për arsimim, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave i shtohet fondi prej 276 000 000 (dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë milionë) lekësh për mbulimin e shpenzimeve të këtij programi kombëtar.

5. Pagesa për një orë mësimore për zbatimin e Programit Kombëtar për Aktivitetet jashtë Orarit Mësimor për mësuesit dhe trajnerët e programeve specifike është 500 (pesëqind) lekë.

6. Procedurat e prokurimit për blerjen e bazës materiale didaktike dhe infrastruktura mbështetëse, sipas kurrikulave të hartuara për secilën tematikë të Programit Kombëtar për Aktivitetet jashtë Orarit Mësimor realizohen nga Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara.

7. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Kulturës, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Brendshme, ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

EMISIONET