Qeveria injoron tryezën e KQZ për financimin e partive në zgjedhje, nuk çon asnjë përfaqësues

Kreu i Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë dhe përfaqësuesve të ministrive.

Sipas tij mungesa në tryezën e konsultimeve për financimin e partive politike dhe bashkive do të pasqyrojë probleme gjatë periudhës së zgjedhjeve.

"Flas me keqardhje për neglizhencën e treguar nga qeveria e ministrive për të marrë pjesë në këtë aktivitet. Do të kemi mënyrë të mië për tu ekspozuar nesër pasnesër kur ta gjejne veten para faktit kur do të duhen të përgjigjen lidhur me sjelljen e tyre gjatë periudhës zgjedhore"  

Prej vitesh angazhimi i administratës në fushatat politike është konsideruar shqetësim, ndaj dhe në nga foltorja kreu I KQZ kërkoi saktësime në ligj.

Gjatë diskutimeve ish drejtoresha e departamentit të financave politike të NDI Lisa Klein apeloi që të ketë më shumë transparencë në financimet e partive

“Ka një ngërç në shkresat e dërguara të partive për financimet. Duhet një raport më i detajuar pasi raportet e dërguara kanë mungesë transparencë gjë që vështirëson punën e komisionit qëndror të zgjedhjeve për analizimin e tyre. Partitë politike duhet të japin të dhëna për llogaritë bankare, pasi ka boshllëqe.”

Nga zgjedhjet e 14 majit, 2022 na ndajnë vetëm 6 muaj. Edhe pse sipas Celibashit partitë politike janë ndërgjegjësuar, raportet për financimet kanë ende paqartësi.

EMISIONET