Qeveria e re “Rama 3” asnjë rresht në program për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar

Qeveria e re “Rama 3” asnjë rresht në program për

Qeveria e re “Rama 3” në programin e saj të ardhshëm parashikon edhe projekte e investime lidhur me fushën e kulturës.

Kështu, sipas programit parashikohet që të vendoset në funksionim Skema Kombëtare “Bonusi i Rijetëzimit”.

Ky është një financim për restaurimin dhe kthimin e objekteve brenda qendrave historike, në modele të qëndrueshme biznesi, që gjenerojnë të ardhura dhe punësim për komunitetin.

Po ashtu, pritet të ndërtohet Parku i Artit, një hapësire social-kulturore në zonën e ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, duke përfshirë edhe zonën përreth saj.

Këtu parashikohet edhe ndërtimi i Muzeut të Filmit, i cili synon transformimin e AQSHF në një njësi bashkëkohore të ruajtjes dhe promovimit të filmit shqiptar, sipas standardeve të kohës.

Fillojnë punimet për ndërtimin e Muzeut Hebraik Shqiptar si pjesë integrale e projektit të rivitalizimit të Qendrës Historike të Vlorës, si dhe përfundojnë projektin e Rijetëzimit të Amfiteatrit Durrës.

Ndërkohë, duket se në projektet për artin edhe kulturën nuk shkruhet asnjë rresht lidhur me ndërtimin e godinës së teatrit kombëtar, godinë që u shemb në 4 të mëngjesit në 17 maj 2020.

EMISIONET