“Qeveria do të shpenzojnë 120 mijë euro për bileta udhëtimi”, Blushi: Të ndërpritet shuma, të mbrohen të varfërit

Sekretarit i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat  ka bërë thirrje që qeveria të ndërpresë shpenzimet për atë që ai i konsideron si shpenzime luksi.

Sipas tij si pasojë e rritjes së pandalshme dhe abuzive të çmimeve, situata pritet të përkeqësohet ndaj kërkon që të mbrohen të varfërit nga kriza e rritjes së çmimeve nëpërmjet mbështetjes së përkohshme fiskale dhe të shenjestruar mirë.

Tedi Blushi: Me përshkallëzimin e krizës së rëndë ekonomike si pasojë e rritjes së pandalshme dhe abuzive të çmimeve, situata pritet të përkeqësohet duke rrezikuar një katastrofe ekonomike kombëtare, që duhet parandaluar sa më parë. Apelet shumë të qarta të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Europian janë këmbana alarmi, që kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe të përgjegjshëm për heqjen e lakut të varfërisë nga fyti i shqiptarëve, që Qeveria po jua shtrëngon çdo ditë dhe më shumë.

“Në kulmin e krizës ekonomike rezulton se vetëm për dy javë institucionet shtetërore kanë shpenzuar dhe pritet të shpenzojnë të paktën 120 mijë euro vetëm për bileta udhëtimi jashtë vendit. Ndaj PL mbështet plotësisht thirrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar drejtuar Qeverisë për të ndërprerë shpenzimet si dhe për të mbrojtur të varfërit nga kriza e rritjes së çmimeve nëpërmjet mbështetjes së përkohshme fiskale dhe të shenjestruar mirë.”

EMISIONET