Qëlloi me armë në degën e PD-së Laç, arrestohet anëtari

Autori i të shtënave me armë zjarri në degën e PD-së Laç më 28 nëntor, është arrestuar.

"Si rezultat i kontrolleve, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit V. R., 53 vjeç, banues në Kurbin, punonjës i SHPSF-së.

Ky shtetas, gjatë takimit për zgjedhjet primare, të zhvilluar nga dega lokale e një subjekti politik, në Kurbin, pas një debati, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të derës dhe më pas është larguar," njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kanosja", "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe "Prishja e qetësisë publike".

Shkak i konfliktit ishte kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizantëve që merrnin pjesë në votime.

Rica kishte kërkuar anëtarësimin e simpatizantëve, por ajo u kundërshtua nga nënkryetarit  të PD-së, Kastriot Marku.

Pas kësaj ai ka qëlluar me armë zjarri në korridor e më pas është larguar. 

Qëlloi me armë në degën e PD-së Laç, arrestohet

EMISIONET