Pylli me pisha vazhdon të digjet, flakët në pyllin e Gjorgozit në Patos djegin dhjetëra hektarë

Flakët në pyllin e Gjorgjozit kanë dëmtuar një numër të konsiderueshëm të bimësisë, si pishat shekullore dhe bimësinë e re. Zjarri vazhdon në këtë pyll, sikundër edhe zjarrfikësit në Fier dhe në Patos vijojnë të asistojnë situatën nga afër, por po hasin vështirësi në shuarjen e flakëve për shkak të terrenit.

Vatra e zjarrit në pyllin e Gjorgozit të Patosit vijon të jetë aktive prej disa ditësh.

Zjarrfikëset po hasin vështirësi në shuarjen e flakëve për shkak të terrenit të vështirë.

Para disa ditësh në këtë zonë kodrinore të mbjellë me pisha u përfshi nga flakët  duke krijuar vatra të shumta zjarri, që u favorizuan edhe nga era për t’u riaktivizuar sërish.

Si pasojë qindra hektarë dhe rrënjë pishe mbetën të djegura.

Edhe këtë të dielë i pranishëm në vendin e ngjarjes ka qenë reparti zjarrfikës i Fierit, por terreni po u krijon me vështirësi.

Në ndihmë të tyre janë nisur edhe zjarrfikës të repartit të Patosit.

Fatmirësisht vatra ndodhet larg banesave, por dëmi ekonomik dhe mjedisor është i madh.

EMISIONET