"Punon polici si me qenë punëtor partie", eksperti Dogjani: Shqipëria me kriminalitet të jashtëzakonshëm

Eksperti i policisë së shtetit, Asllan Dogjani është shprehur se sot ka një kriminalitet të jashtëzakonshëm në Shqipëri sepse kemi një polici të politizuar.

Gjatë një interviste për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja, Dogjani tha se rregullorja dhe ligji për punësimin e punonjësve të policisë është në rregull por vuri në dyshim zbatimin e këtij ligji.

Asllan Dogjani: "Përderisa në policinë e shtetit shkojnë policët e partisë për shkak të lidhjes me partinë, për shkak të lidhjeve miqësore, për shkak të korrupsionit, rryshfetit atëherë ne nuk kemi një polici të mirë që do të dalë nesër në qytet dhe të jetë me integritet dhe të kontrollojë veten, që të jetë i përgjegjshëm përpara ligjit, që të udhëhiqet nga ligji. Që të mos diskriminojë, që të jetë i drejtë dhe i barabartë me të gjithë. Nuk shkojnë polic në policinë e shtetit mbi bazën e meritës, mbi bazën e aftësive të tyre profesionale. Kemi një mënyrë të çuditshme se si merren punonjësit e policisë. Rregullorja dhe ligji është në rregull por, a zbatohet kjo rregullore për marrjen e punonjësve të policisë? Një ndër kriteret që kërkohet është dhe testimi, në qoftë se dyshohet per një punonjës policie, kur futet në punë, që nuk është mirë mendërisht bëhet edhe ekzaminimi psikologjik, tek psikiatri."

Duke iu referuar rastit te mbremjes se djeshme ku nje polic ne Komisariatin e policisë nr.3 në Tiranë qëlloi kolegun e tij, i cili më vonë ndërroi jetë, Dogjani, tha se duhet të hetojnë institucionet përkatëse dhe të vënë para përgjegjësisë personat të cilët e kanë punësuar atë.

Asllan Dogjani:  "A duhet të mbajë përgjegjësi dikush tjetër për këtë polic që ka hyrë në policinë e shtetit përderisa rregullorja e ka të përcaktuar qartë se si duhet të rekrutohet një punonjës policie? Sigurisht që duhet të mbajë përgjegjësi dikush. Dhe për këtë duhet të hetojë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Ka punonjës policie të cilët nuk dinë të shkruajnë, nuk dinë të komunikojnë  me qytetarin, nuk dinë të flasin sepse kanë shkuar për shkak të bindjeve partiake, për shkak se e kanë ndihmuar atë deputetin për të marrë votat për të fituar pushtetin. Kanë shkuar për shkak se mund të kenë dhënë para."

Gjithashtu Dogjani  tha se në vend që Shqipëria të kishte siguri më të mirë, sot ka një kriminalitet të jashtëzakonshëm.

Asllan Dogjani:  "Siç dëgjuam dhe kemi parë këto ditë ka brigada të vrasësve me pagesë, ku është policia e shtetit, si kontrollohet territori? Ku jemi ne sot? Ku është Shqipëria e vitit 2022? Në vend që të kishim shkuar duke pasur një rend e siguri më të mirë, sot ka një kriminalitet të jashtëzakonshëm sepse kemi një polici të politizuar. Shumica e punonjësve të policisë janë atje për shkak të bindjeve partiake dhe të fushatave elektorale që punon polici si me qenë punëtor partie."  

"Punon polici si me qenë punëtor partie", eksperti Dogjani:

EMISIONET