Publikohen pamjet/ Ekzekutimi në pak sekonda i Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit, korsia e lirë ndihmoi vrasësit

Publikohen pamjet/ Ekzekutimi në pak sekonda i Erigers Mihasit dhe Armando

Publikohen pamjet e atentatit mafioz të mbrëmjes së 13 nëntorit në zonën e Astirit, ku u ekzekutuan me armë zjarri 32-vjeçari Erigers Mihasi dhe shoku i tij Armando Dumani, 26 vjeç.

Kamerat e sigurisë në rrugë kanë kapur automjeti tip “Audi” i bardhë me të cilin lëvizin  viktimat ndërsa nga pas afrohet makina e autorëve.

Këta të fundit qëllojnë nga sedilja e pasme në një distancë të afërt në pjesën anësore të makinës së viktimave.

Vrasësit kanë zbrazur 13 plumba vetëm mbi 32-vjeçarin Mihasi.

Ata janë ndjekur për disa metra nga autorët që kanë qëlluar nga njëra anë e “Audit” luksoz të identifikuar dhe me targat EM (Erigers Mihasi), i cili ishte shënjestra e atentatit.

“Audi” i bardhë, ku udhëtonin Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, ka ulur shpejtësinë teksa i afrohej zonës së njohur si ‘Dy rrathët’, ndërsa ora shënonte 19:26 minuta.

Në këtë moment, në krah të makinës së viktimave vjen makina e autorëve, një automjet tip “Toyota” me ngjyrë të zezë nga ku autorët fillimisht e qëllojnë makinën e viktimave nga pas dhe më tej i dalin makinës së viktimave në krahun e pasagjerit, ku e qëllojnë sërish me breshëri kallashnikovi.

Gjithçka ka ndodhur në pak sekonda dhe autorët e vrasjes së dyfishtë i ka favorizuar edhe fakti se në momentin e ngjarjes korsia ka qenë e lirë.

Pas krimit shihet një autobus që ndalon dhe qytetarët të alarmuar që zbresin.

Pamjet e atentatit u publikuan në emisionin  “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24.

EMISIONET