Psikologia: Ka shtim të dhunës dhe krimeve të kryera në familje, shkak shëndeti mendor

E ftuar në Ora News, Rudina Koromani, psikologe, u shpreh se kemi një shtim të lajmeve të dhunës dhe krimeve të kryera në familje në vendin tonë.

Psikologia: Kemi një shtim të lajmeve të dhunës dhe krimeve të kryera në familje. Kemi një shtim të problemeve të shëndetit mendor që pasohen me veprime jo të mirëmenduara. Kjo reflekton një gjendje jo të mirë psikologjike që shtohen në shoqëri.

Xhelozia në vetvete si simptomë trajtohet kur është pjesë e paranojave deluzionale të xhelozisë, pra e pabazuar në fakte. Një njeri i shëndetshëm nuk bën akte të tilla, sepse e ka pjekurin për t’i kuptuar veprimet e veta. Të dënuarit pastaj kanë më shumë predispozita, pasi mund tu jetë dëmtuar shëndeti mendor.

 

 

 

 

EMISIONET