Psikologia: Fëmijët ekspozohen ndaj dhunës dhe bullizmit në rrjetet sociale, duan vetëm vëmendje
Në një intervistë me RTV Ora, me gazetaren Katerina Hysenllari, psikologia Marsela Lekli u shpreh se kemi një brez që merr informacion të deformuar në rrjetet sociale.
Ajo tha se për adoleshentët dhe fëmijët ka shumë dezinformim dhe arrihet të bëhet çdo gjë për spektakël dhe për të marrë vëmendje.
Lekli: Kemi një brez që merr informacion të deformuar në rrjetet sociale. Sado që rrjetet sociale kanë një impakt të caktuar për disa persona, për adoleshentët dhe fëmijët ka shumë dezinformim dhe arrihet të bëhet çdo gjë për spektakël dhe për të marrë vëmendje. Sot ne flasim për barazinë gjinore, por shohim se dy gjinitë nuk kanë një barazi gjinore dhe kjo varet shumë nga edukata që kanë fëmijët në shtëpi dhe në shkolla. Për mua është bërthama e shoqërisë familja.
Në moshë tepër të vogël kemi fëmijë që përdorin nga 2-3 rrjete sociale si TikTok dhe Instagram, dhe mesazhi që marrin aty është një dezinformim, duke filluar qysh nga garat me makina e deri tek dhuna apo sharjet e bullizimi. Sado që të jetë familja që ka rol kryesor, por kur një fëmijë e ka shumë të lehtë që të aksesohet në çdo rrjet social.