Pse të rejat po bien pre e abuzimeve? Koromani: Shifrat janë alarmante, ngjarja në Vlorë tejet e rëndë
Ditët e fundit janë rikthyer abuzimet dhe përdhunimet e të rriturve ndaj vajzave të mitura, duke rikthyer sërish shqetësimin se sa të sigurta janë të rejat shqiptare.
Psikologia Rudina Koromani u shpreh se edhe statistikat botërore janë në shifra shqetësuese.
“Sipas statistikave 1 në 5 vajza abuzohet dhe 1 në 20 djem janë pre e dhunës seksuale.
Ajo që ndodh sot lidhet edhe me faktin se vajzat janë në moshën e eksplorimit dhe eksperimentimit me veten.
Po ashtu shumica e prindërve sot nuk e dinë se ku ndodhet gjatë ditës në përditshmëri fëmija i tyre.
Rasti konkret i vajzave në Vlorë është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar pasi ato janë droguar duke e bërë më të thjeshtë dhe abuzimin”, u shpreh psikologia Rudina Koromani në studion e lajmeve në “Ora News”.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME PSIKOLOGET MANOLITA HIDA DHE RUDINA KOROMANI