Pse shqiptarët e vrasin mendjen për opinion e të tjerëve? Ja çfarë thotë psikologia

Pothuajse të gjithëve na pëlqen kur dikush na komplimenton, por a çfarë ndodh kur marrim komente negative?

A veprojmë  në varësi të stereotipeve dhe shembujve të pranuar unanimisht nga shoqëria, në mënyrë që të  njësohemi me kolektivin?

Pra me pak fjalë sa na intereson ne si shoqëri shqiptare mendimi dhe opinioni i të tjerëve?

Pse shqiptarët e vrasin mendjen për opinion e të tjerëve? Ja

Psikoogia, Denata Toçe pohon se shoqëria shëiptare është e prirur të shkojë rreth kolektivizmit, pasi vijmë nga një vend që ka kaluar vute të tëra nën regjimin komunist.

"Jemi të prirur që të mund t'i përshtatemi më shumë kolektivit. Në parim jemi qenie njerëzore që nuk mund të jetojmë dot pa tjetrin, jemi të pandashëm me këtë gjë.

Shqipëria në veçanti ku ka dominuar komunizmi për një kohë të gjata, shoqëria është e njësuar, prandaj se çfarë mendon tjetri është e rëndësishme për shqiptarët", tha psikologia, në studion e emisionit të mëngjesit "Ditë e Re" në RTV Ora.

Ajo thotë se është e pamundur të jetojmë ndërsa nga kolektivi dhe shoqërisë, fakt që sipas saj duhet balancuar me  vetes dhe shoqërisë.

"Na vret opinioni tjetrit. Ne e kemi shumë të vështirë ta pranojmë diversitetin, dhe e kemi të vështirë ta përballojmë", u shpreh psikologia.

Duke marrë shkasë nga emisionet televizive në vendin tonë, ajo thotë se shumë të rinj e të reja ndërhyjnë në pamjen e tyre të jashtme   për t'iu përshtatur shembujve të shoqërisë.

Ndër të tjera psikologia tha se lumturia është diçka shumë subjektive dhe individuale.

"Është individuale, e personalizuar janë çaste q njeriu përjeton dhe rrugëtimi që bëjmë për të arritur te lumturia është më i bukur se vetë çasti i lumturisë, pra rrugëtimi është vetë lumturia", tha psikologia.

EMISIONET