“PS e përçarë së brendshmi e me qytetarët”, Bogdani: Veliaj ka ngrënë fjalët e ka shkelur premtimet

Partia Demokratike është e ndarë në 2 kampe ndërkohë nga ana tjetër shihet një maxhorancë, PS e cila nuk ka përçarje dhe e cila është e gatshme për zgjedhjet e ardhshme.

Në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj, ish deputeti i PD Gerti Bogdani mohon këtë gjë duke thënë se brenda PS ka përçarje të brendshme si dhe përçarje me qytetarët.

Sipas tij përçarjet brenda PS janë të kamufluara sepse në fund të ditës për ta më e rëndësishme është të mbajnë pushtetin sepse e kanë një mjet për tu pasuruar.

Gerti Bogdani: Në dukje mund të duket sikur nuk ka përçarje por ka përçarje. Nuk e kam këtu fjalën për përçarjet e brendshme sepse ato janë shumë, pavarësisht se janë të mbuluara dhe të kamufluara sepse në fund të ditës për ta më e rëndësishme është të mbajnë pushtetin sepse e kanë një mjet për tu pasuruar.

Por kanë një përçarje shumë të madhe, përçarje me qytetarët e vet, sidomos me pushtetin lokal. Veliaj çdo fjalë e ka ngrënë, çdo premtim që ka dhënë e ka shkelur. Vetëm këtë vit ka dhënë mbi 1.6 milion metër katror për ndërtim, premtoi 24 orë ujë por në Tiranë banorët nuk e dinë se kur ju vjen uji ndërkohë që çmimin ujit e ngriti. PS e ka përçarjen e më shumë se çdo gjë tjetër e ka përçarjen me banorët.

EMISIONET