Protesta te kryeministria, pedagogia Kuçana telefonon live Ramën për ti kërkuar shkarkimin e Çuçit dhe Kumbaros, kryeministri se hap

Pedagogia dhe aktivisja Ilirjana Kuçana, gjithashtu e afërme e  babait të Jonada Avdisë, 7 vjeçares që u vra nga skafi në Potam, telefonoi live kryeministrin Rama për ti kërkuar shkarkimin e ministrave Çuçi e Kumbaro.

"Do provojmë të marrim live kryeministrin në telefon për ti kërkuar shkarkimin e ministres Kumbaro dhe ministrit Çuçi. Dua ti them kryeministrit se kjo çështje nuk është partiake, është njerëzore, është humane, mbi të gjitha është prindërore. Urojmë që kryeministri të na përgjigjet. Po i telefonojmë live kryeministrit të vendit për ti kërkuar dorëheqjen e Çuçit dhe Kumbaros si prind."

Ashtu edhe si pritej, telefoni nuk u hap nga ana tjetër.

"Kryeministri i vendit nuk e hap telefonin, nuk është kryeministi i vendit, nuk është kryeministri i popullit. Por ne do të vazhdojmë drejtësi për Jonadën, në çdo institucion ndërkombëtar, në çdo institucion kombëtar dhe pse nuk ka se kanë rënë përsa kohë kryeministri nuk u përgjigjet qytetarëve të tij. Ne do ndërmarrim një peticion në gjithë Shqipërinë online dhe fizikisht duke i kërkuar kryeministrit të shkarkojë Kumbaron dhe Çuçin. Të mbajë përgjegjësi. Ai nuk na kthen Jonadën, por këtë e bëjmë për Jonadat e tjera të Shqipërisë".

Me paralajmërimin e peticionit përfundoi dhe protesta e dytë për Jonadën, ku qytetarët u shpërndanë qetësisht.

EMISIONET