Shoqata e Gazetarëve Europianë, thirrje aktorëve politikë që të kenë kujdes në protesta dhe të respektojnë mediat

Shoqata e Gazetarëve Europianë, thirrje aktorëve politikë

Shoqata e gazetarëve Europianë seksioni shqiptar ka reaguar pas protestës së sotme të opozitës para bashkisë së Tiranës, ku persona të panjohur hodhën molotov në drejtim të bashkise, por pa mundur dot t'i leshonin deri atje.

''AEJ'' i bën thirrje policisë që të vendosë para drejtësisë autorët.

Reagimi:

Shoqata e gazetarëve Europian seksioni shqiptar, shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjet e sotme, ku persona të panjohur hodhën molotov në drejtim të gazetarëve dhe kameramanëve gjatë protestës para bashkisë Tiranë, organizuar nga opozita dhe “Aleanca për teatrin”.

AEJ Shqipëri, i bën thirrje aktorëve politikë që të kenë kujdes dhe të respektojnë gazetarët dhe kameramanët që ndjekin protesta dhe aktivitete të tilla.

AEJ i bën apel policisë së shtetit, që ti vendos para drejtësisë autorët e këtij incidenti që mund të merrte përmasa fatale.

EMISIONET