Protesta e 8 Janarit, Berisha: I gatshëm të shkoj në Prokurori, nuk kam asnjë kundërshtim
Sali Berisha u shpreh i gatshëm të shkojë në Prokurori nëse thirret si person që është në dijeni të fakteve, për përplasjet para selisë së PD-së më 8 janar.
“Që nesër. Nuk kam asnjë kundërshtim”, tha Berisha.
“Unë për hir të qëndrimit tim ndaj ligjit do të shkoj pa diskutim dhe do të them fjalët e mia”, shtoi ish-kryeministri i ftuar në Euronews.
Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-lideri Sali Berisha do të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit. Për protestën e mbajtur përpara selisë blu, policia deri më tani ka shoqëruar 34 persona për incidentet e shkaktuara. Ndërsa penalisht u proceduan Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.