Protesta, Berisha: Dhunë dhe terror i paparë ndonjëherë. Skenar i përgatitur nga narkopolicia

Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat, pas protestës që u zhvillua ditën e sotme para selisë së PD.

Në fjalën e tij Berisha u shpreh se demokratët ndoqën dhe përjetuam një betejë të pashembullt në këto dekada. 

Ndër të tjera ai tha Basha dhe Rama të cilët janë shndërruar në një, thirrën policinë e cila ushtroi dhunë dhe terror të paparë ndaj demokratëve. 

Sali Berisha: Demokratët ndoqën dhe përjetuam një betejë të pashembullt në këto dekada. Përjetuan një betejë të demokratëve shqiptarë të vendosur për të mbrojtur pluralizmin politik në Shqipëri, dhe nga ana tjetër binomin Rama- Basha të shndërruar në një, i cili pasi dështoi për të mbajtur selinë me vrasës, trafikantë dhe banditët, thirri dhe policinë që e kishte pajisur me gaze helme dhe mjete të tjera, mjete primitive. 

Thirri sipas skenarit të parapërgatitur, të narkopolicisë, duke ndërmarrë një dhunë dhe terror nga policia të paparë ndonjëherë. 

Berisha theksoi se Basha është në një aleancë krimi me Edi Ramën.

Sali Berisha: Sot u faktua se Basha është në një aleancë krimi dhe dhune ndaj demokratëve, me Edi Ramën pengmarrësin e tij. Protesta madhështore e demokratëve ishte paqësore. Vetëkuptohet, kjo protestë kishte detyrë të hapte dyert e blinduara nga Rama dhe Basha.

EMISIONET