Propozimi i Osmanit për traktat mbrojtjeje Shqipëri-Kosovë, Begaj: Do punoj për ta çuar përpara, por vendosin Kuvendet

Propozimi i Osmanit për traktat mbrojtjeje Shqipëri-Kosovë,

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka deklaruar se do të punojë intensivisht për të çuar përpara kërkesën e homologes Vjosa Osmani që Shqipëria dhe Kosova të nënshkruajnë një traktat për mbrojtjen e njëra-tjetrës në rast rreziku.

Megjithatë ai nënvizoi se për këtë çështje janë Kuvendet e dy vendeve që do të duhet të vendosin.

Por ai shton se përë këtë çështje do jenë Kuvendet e dy vendeve që do të vendosin.

Begaj: Është një ide fillestare që duhet trajtuar me kujdes nga institucionet përkatëse, e mirëkuptoj Presidenten Osmani  dhe do të punoj intensivisht që ky traktat bazuar në dritaren ligjore të avancojmë, por mendoj se kuvendet respektive do të jenë ato që do të vendosin.

Mendoj se në kushtet aktuale të sigurisë, dhënia e këtij mendimi kërkon më shumë idenë që mbështetja e republikës së Shqipërisë duhet të jetë e nevojshme në momente të tilla. E kam thënë që Shqipëria do të jetë gjithmonë kontributore për sigurinë e Kosovës, dhe qenia e KFOR në Kosovë është një garanci e shtuar për sigurinë në rajon.

Në një intervistë për RTK në mbyllje të vizitës, Begaj tha se përshkallëzimi i situatës në veri përbën rrezik, por Shqipëria do të bëjë gjithçka që sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës të mos cenohet. 

Begaj foli dhe për Open Balkan, Begaj tha se duhet përkrahur kjo nismë që sjell përfitime ekonomike dhe mirëqenie për popullin, duke theksuar se 6 vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen bashkë

Begaj: Pas viteve ‘90 Shqipëria ka qenë faktor stabiliteti, Ballkani i Hapur nuk ka personalizim apo pronar. Nëse do të jetë një nismë që do të mbetet në planin gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrjen e 6 vendeve të Ballkanit me interesa qartësisht ekonomike, duhet të përfitojnë të gjithë. Është e duhura.

Kosova e Shqipëria kanë qëndrime të ndryshme por kjo sjell diversitetin dhe zhvillimin. Çdo iniciativë rajonale ku shqiptarët janë bashkë duhet përkrahur. Duhet kohë të jemi bashkë edhe në këtë. Çdo iniciativë që ka në thelb përfitime ekonomike dhe mirëqenien e popullit them është e mirëpritur.

EMISIONET