Pronë në Udënisht, “Audi A8”, troje dhe biznese, SPAK bllokon pasuritë e Bled Muçës dhe Lenc Çapjas
Prokuroria e Posaçme SPAK, i ka sekuestruar 10 pasuri të paluajtshme Florenc Çapjas, njërit prej anëtarëve kryesorë të grupit “Çapja” në Elbasan.
“Ora News” mëson se sekuestroja është pranuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi, pas kërkesës të depozituar në gjykatë nga tre prokurorët e çështjes, Behar Dibra, Altin Dumani dhe Doloreza Musabelliu.
Kërkesa ka marë spunto nga ligji antimafia, pasi Florenc Çapja akuzohet në SPAK për “Vrasje në rrethana cilësuese” të kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” për rastin e ekzekutimit të Gentian dhe Nezir Beqirit.
Njëherësh nga Florenc Çapjas SPAK ka ngritur akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Sokol Sanxhaktarit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga “Grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Ndërsa vendimi i gjykatës ka shtrirë efektin edhe në pasuri të tjera që nuk janë të rregjistruara në emër të Florenc Çapjas dhe dy prindërve të tij, Fejzulla dhe Xhemile Çapja.
Mes pasurive të bllokuara tashmë nga SPAK, është një truall dhe ndërtesë me sipërfaqe 360 metra katrorë, që ndodhet në lagjen “Emin Matraxhiu”, e cila është e rregjistruar në emër të Bledar Muçës, ky i fundit i ekzekutuar me armë zjari në Belgjikë.
Florenc Çapja dhe Bledar Muça, para se të vritej ky i fundit kanë qënë shokë të ngushtë, duke bashkëpunuar për një kohë të gjatë. Një pjesë të pasurive ata i kanë dhuruar tek njëri-tjetri.
Një tjetër pasuri e bllokuar, është 500 metra katror e llojit “Arë” në fshatin Udënisht të Pogradecit, në pronësi të Ferit Muçës, vëllait të Bledar Muçës.
Mes pasurive të tjera, është një truall dhe ndërtesë me sipërfaqe 1756 metra katrorë, që ndodhet në lagjen “Emin Matraxhiu”, e cila është e rregjistruar në emër të Fejzulla Çapjas.
Sipas dosjes së SPAK, këto pasuri pas vdekjes së Bledar Muçës, dyshohet se administrohen nga familjarët e Florenc Çapjas, i cili prej më shumë se dy vite është shpallur në kërkim nga SPAK dhe qëndron si rezident në Dubai.
Ndër pasuritë e tjera të bllokuara janë një ndërtesë ekonomiko-sociale, me sipërfaqe trualli 36 metra katror në emër të Fejzulla Çapjas.
Gjithashtu është një truall 498 metra dhe një ndërtesë 293 metra në emër të Fejzulla Çapias.
Nën sekuestro është vënë dhe një Tokë Arë me sipërfaqe Totale prej 720 m2 në pronësi të Fejzulla dhe Xhemile Çapias. Në emër të këtyre dy personave ndodhet e rregjistruar një sipërfaqe tjetër prej 764 m2. Gjithashtu prindërit e Florenc Çapias, disponojnë dhe një sipërfaqe 1380 m2 të llojit Arë.
Mes listës së bllokuar ndodhet dhe një lavazh dhe Bar-Kafe në emër të Fejzulla Çapias.
Ndëra mes mjeteve të bllokuara është një Audi tip “E4 Model A8”.
Lista e pasurive
1. Tokë Arë me sipërfaqe 500 m2 në Udënisht në emër të Ferit Muçës
2. Ndërtesë Ekonomiko-Sociale 36 m2 në Elbasan në emër të Fejzulla Çapjas
3. Tokë Arë+Truall+Ndërtesë me sipërfaqe totale 1756 m2 në emër të Fejzulla dhe Xhemile Çapia.
4. Godinë Banimi me sipërfaqe trualli 498 m2 dhe 293 m2 banesë në emër të Fejzulla Çapias
5. Truall dhe ndërtesë me sipërfaqe totale 360 m2 në emër të Bledar Muçës
6. Tokë Arë me sipërfaqe 720 m2 në emër të Fejzulla dhe Xhemile Çapias
7. Tokë Arë me sipërfaqe 764 m2 në emër të Fejzulla dhe Xhemile Çapias
8. Tokë Arë me sipërfaqe totale 1380 në emër të Fejzulla dhe Xhemile Çapia
9. Automjet tip “Audi A8 Marka 4E”
10. Lavazh dhe Bar-Kafe në emër të Fejzulla Çapias.